KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 10 nëntor 2015 

TRE FILMA NË KONKURRENCË PËR ÇMIMIN "LUKS" 

Eurodeputetët kanë mundësi të votojnë për filmin më të mirë evropian, i cili do ta fitojë çmimin "Luks", duke zgjedhur ndërmjet filmave "Mediteran", "Mustang" dhe "Leksion". Të gjithë tre filmat përfshijnë çështje sociale evropiane moderne, si imigrimi, roli i traditave konservatore lokale dhe problemet ekonomike në shoqëri. 

  • Mediterani" (Itali, SHBA, Gjermani, Francë, Katar) është debutim i Xhonas Karpinjanos, me portret tejet të ndjeshëm dhe tematik të migruesve që e kalojnë Detin Mesdhe në kërkim të lirisë dhe sigurisë. 
  • "Mustangu" (Francë, Gjermani, Turqi dhe Katar) i Deniz Gazme Erguven e tregon për izolimin e disa vajzave të reja në shoqëri ku ende dominojnë meshkujt, nën ndikimin e fuqishëm të traditave lokale. 
  • "Leksioni" nga Kristina Grozeva dhe Petar Vallçanov (Bulgari, Greqi), paraqet një ngjarje e cila zhvillohet në shkollë, duke treguar sesi vështirësitë ekonomike mund ta shkatërrojnë jetën e rehatshme. 

Gjatë këtyre dy javëve projeksionet do të paraqiten në Parlamentin Evropian dhe në disa qytete mbarë Evropën, ndërsa do të zhvillohet diskutim edhe në rrjetin social "Tuiter". 

Gjithashtu, tashmë katër vite me radhë, publiku ka mundësinë të votojë për filmin e preferuar, ndërsa fituesi do të merr çmim të veçantë. Shikuesit do të mund të prononcohen në faqen e internetit për çmimin "LUX" ose në rrjetin social "Fejsbuk". Të tre filmat shfaqen nga shtatori deri në dhjetor në të gjitha 28 vendet anëtare të BE-së gjatë periudhës të ashtuquajtur "Ditët filmike të Luksit", me titull në 24 gjuhë zyrtare të BE-së. 

Kryetari i Europarlamentit, z. Martin Shullc, do ta shpallë fituesin më 24 nëntor gjatë ceremonisë zyrtare të ndarjes së çmimit në Strasburg.   

"Luks" me domethënie latine "dritë", është çmimi të cilin e ndan dhoma legjislative njëherë në vit nga viti 2007, me qëllim që të ndahet pasuria dhe diversiteti i kinematografisë evropiane me sa më shumë evropiane dhe të nxitet diskutim për temat e iniciuara në filmat e zgjedhur.  

a

Na ndiqni në:

Click