KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 8 tetor 2014 

Tre kandidatë për çmimin "Saharov"

Lëvizja ukrainase pro-evropiane "EuroMaiden", gjinekologu Denis Mukveg dhe aktivistja Lejla Junus, e fituan konkurrencën nga shtatë të nominuarit dhe u bënë finalistë për çmimin "Saharov" për lirinë e mendimit - shpallën Komisionet për Punë të Jashtme dhe për Zhvillim të Parlamentit Evropian.

Çmimin, në nder të shkencëtarit sovjetik dhe disidentit politik Andrej Saharov, çdo vjet dhoma legjislative evropiane tashmë 26 vite me radhë, ua ndan individëve ose organizatave që luftojnë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, veçanërisht të drejtën e lirisë së të shprehurit.

• Lëvizja ukrainase pro-evropiane "EuroMaidan" nën udhëheqjen e gazetarit Mustafa Naem, këngëtares dhe fitueses në Evrovizion Rusllana Liziçko, aktivistet Jalisaveta Shepetilnikova dhe gazetares Tetjana Çornovoll;   

Denis Mukveg është gjinekolog nga Republika Demokratike e Kongos, i specializuar për trajtim të viktimave të përdhunimit dhe themelues i spitalit në Bukavu; 

Lejla Junus nga Azerbajxhan, e cila momentalisht është në paraburgim, është drejtoreshë e Institutit për Paqe dhe Demokraci, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe për mbrojtje të të drejtave të pakicave etnike në vendin e saj.   

Fituesi i sivjetshëm do të caktohet bashkë me kryetarin e Parlamentit Evropian dhe liderët e partive politike më 16 tetor, ndërsa ndarja e çmimit do të mbahet më 26 nëntor në Strasburg.  

a

Na ndiqni në:

Click