KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 16 shtator 2014 

U votua Marrëveshja për asociacion ndërmjet BE-së dhe Ukrainës 

Parlamenti Evropian dhe Ukraina përmes votimit të njëkohshëm e votuan Marrëveshjen për asociacion, e cila shënon asociacion politik dhe tregti të lirë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ukrainës. 

Për Marrëveshjen gjithsej votuan 697 eurodeputetë, prej të cilëve 535 votuan "pro", 127 "kundër" dhe 35 "të përmbajtur", ndërsa kjo marrëveshje u nënshkrua nga Kryetari i Parlamentit Evropian z. Martin Shullc dhe nga Presidenti i Ukrainës z.  Petro Poroshenko. 

Në atë mënyre, siç u theksua, Parlamenti Evropian qëndron në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë në atë drejtim edhe në të ardhmen. Gjithashtu, u potencua se e ardhmja e përbashkët e BE-së dhe Ukrainës tani doemos duhet të mbrohet nga agresioni rus me futjen e një sërë sanksionesh. 

Njëkohësisht, u shpreh keqardhje për prolongimin e hyrjes së përkohshme në fuqi të rregullave për tregti deri më 31 dhjetor 2015. 

Në Marrëveshjen kërkohet që Ukraina të zbatojë reforma dhe t'i respektojë principet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës. Gjithashtu ajo parasheh vendosje të regjimit pa viza dhe harmonizim të sistemeve regullatore. 

Në mënyrë që kjo marrëveshje të hyjë plotësisht në fuqi duhet që e njëjta të ratifikohet nga ana e 28 vendeve anëtare të BE-së, ndërsa kjo marrëveshje gjer më tani është ratifikuar vetëm nga gjashtë vende anëtare. 

a

Na ndiqni në:

Click