KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 24 shkurt 2015 

U votua Rezoluta për Republikën e Maqedonisë 

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, me 47 vota "pro" dhe 10 "kundër", e miratoi Rezolutën për Republikën e Maqedonisë, të përpiluar nga raportuesi për vendin tonë, z. Ivo Vajgëll, ku për së dhjeti herë me radhë i bëhet thirrje Këshillit për hapje urgjente të negociatave për anëtarësim në BE, pa prolongim të mëtutjeshëm. 

Për Propozim-rezolutën u parashtruan 296 amendamente, ndërsa mbrëmë raportuesi Vajgëll u paraqit me 16 amendamente për kompromis. 

Në të përsëritet se çështja e emrit, si çështje bilaterale, nuk duhet të paraqesë pengesë për hapjen e negociatave për anëtarësim, megjithëse duhet të zgjidhet para përfundimit të procesit të negociatave. Njëkohësisht, thirren Qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë që të ndërmarrin hapa konkrete për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme. Gjithashtu, kërkohet edhe progres në marrëdhëniet bilaterale me Bulgarinë. 

Në Rezolutën jepen vlerësime pozitive dhe negative për gjendjen aktuale dhe për reformat në vend. Njëkohësisht, gjykohet kriza politike dhe në atë drejtim bëhet thirrje në dialog konstruktiv dhe inkluziv ndërmjet Qeverisë dhe opozitës, me qëllim që të mbahet stabiliteti politik.   

a

Na ndiqni në:

Click