KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 11 shtator 2014

U zgjodh përbërja e re e Komisionit Evropian 

Kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhan-Kllod Junker, e prezantoi përbërjen e re të Eurokomisionit, e cila numëron 28 anëtarë, aq sa ka edhe vende anëtare të BE-së.  Prej tyre, nëntë janë femra si minimum i caktuar nga ana e Parlamentit Evropian. 

Komisar për zgjerimin e BE-së do të ketë edhe pesë vitet e ardhshme dhe krahas spekulimeve për anulimin e këtij funksioni dhe për paralajmërimet se në këtë periudhë asnjë vend nuk do të bëhet anëtare e BE-së. Pasardhës i eurokomisarit të deritanishëm për zgjerim Shtefan Fyle, do të jetë austriaku Johanes Han. 

Njeriu i parë i Eurokomisionit do të ketë shtatë nënkryetarë, nga të cilët, si risi, njëri do të jetë nënkryetar i parë, e ai është z.  Frans Timermans, ish-shef i diplomacisë holandeze, i cili do të jetë i ngarkuar për resorin Rregullim më të mirë, marrëdhënie ndërinstitucionale, sundimi i së drejtës dhe të drejtat themelore. 

Gjashtë nënkryetarët tjerë janë: 

  • Federika Modelini, Italia - politikë të jashtme dhe siguri 
  • Kristalina Georgieva, Bulgari - buxhet dhe resurse njerëzore 
  • Alenka Bratushek, Slloveni - unioni energjetik 
  • Jirki Katainen, Finlandë - rritje e të punësuarve, investimeve dhe konkurrencës 
  • Vallds Dombrovskis, Letoni - eurodialog dhe dialog social 
  • Andrus Ansip, Estoni - tregu i vetëm digjital. 

Përveç funksionit të nënkryetarit, katër prej tyre do të jenë edhe supernënkryetarë me rol mbikëqyrës (Katainen, Dobrovskis, Ansip dhe Bratushek.   

Përbërja e zgjedhur e Eurokomisionit duhet të marrë "dritë të gjelbër" nga Parlamenti Evropian në tetor, ndërsa do të fillojë së funksionuari nga 1 nëntor. 

a

Na ndiqni në:

Click