KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 24 nëntor 2014 

Vizita e parë e Papës në Europarlament në 26 vitet e fundit

Nesër, papa Françesku, me ftesë të europarlamentarit të parë, z. Martin Shulc, do të realizojë vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian në Strazburg,me ç'rast do të mbaj fjalim.Kjo është vizita e parë e Papës në  Europarlament nga ana e Papës sovran në 26 vitet e fundit.  

Për herë të fundit ajo ka ndodhur më 8 tetor 1988, kur Papa Jovan Pavle i Dyti ka mbajtur fjalim në dhomën ligjvënëse evropiane."Jemi shumë të nderuar dhe krenar që do ta presim Papa Françeskun në Parlamentin Evropian.

Përmes fjalimit të tij para parlamentit Evropian, do të ketë mundësi tu drejtohet miliona qytetarëve të përfaqësuar nga anëtarët tanë. Me padurim pres që ta dëgjojë mendimin e tij për problemet e përbashkëta, siç janë kriza ekonomike, lufta kundër varfërisë, politika e migrimit dhe disa çështje tjera, për zgjidhjen e të cilëve nevojitet një BE më e fuqishme dhe më dinamike", deklaroi kryetari Shulc.

Në kuadër të vizitës, Papa Françesku do të realizojë takim edhe me kryetarin e Komisionit Evropian, z. Zhan - Kllod Junker dhe me kryetarin e Këshillit Evropian, z. Herman Van Rompuj. Para kthimit në Romë, Papa do ta vizitojë edhe Këshillin e Evropës.

a

Na ndiqni në:

Click