KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 15 qershor 2014

ZHAN-KLLOD JUNKER KRYETAR I RI I KOMISIONIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian e shpalli z. Zhan-Kllod Junker kryetar të ri të Komisionit Evropian, pasi me votim të fshehtë në seancën në Strasburg, fitoi përkrahjen e 422 deputetëve nga gjithsej 751 eurodeputetë.  Mandatin pesëvjeçar në këtë funksion, ai zyrtarisht do ta fillojë më 1 nëntor të këtij viti.

Në atë mënyrë vetëm u vërtetua vendimi i Këshillit Evropian nga 27 qershor, kur 26 vende-anëtare të BE-së votuan pro, ndërsa dy (Britania e Madhe dhe Hungaria) ishin kundër kandidaturës së z.  Junker, të propozuar nga Partia popullore evropiane (EPP).

Ish-kryeministri i Luksemburgut dhe ish-kryetari i Eurogrupit, që vjen nga Partia popullore krishtere-sociale e qendrës së djathtë (CSV), e ndjek pozitën njeriu i parë i Eurokomisionit nga z.  Zhoze Manuel Baroso, i cili ishte në atë rol dy mandate. 

a

Na ndiqni në:

Click