Njoftimet

E martë, 1 korrik 2014, ora 11:00, Salla "Boris Trajkovski" 

MBLEDHJA NR. 1 E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE 

Propozim i rendit të ditës: 

1. Iniciativë civile me propozim për miratim të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykata, e njëqind e gjashtë qytetarëve, e dorëzuar përmes propozuesit të autorizuar, kryetarit të Shoqatës së Qytetarëve për Gjykim të Drejtë dhe Zbatim të Ligjit, Atanas Gjorgievski;  

2. Raport për punën e Agjencisë së Administratës për vitin 2013; 

3. Raport vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013; 

4. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publik nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2013; 

5. Raport vjetor për punën e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2013; 

6. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë në vitin 2013; 

7. Raport vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013; 

8. Raport vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2013; 

9. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në vitin 2013.   

Click