Njoftimet



Pas mbarimit të Mbledhjes së 162 vazhdon

MBLEDHJA NR. 163 E KOMISIONIT JURIDIK LIGJVËNËS

Propozim i rendit të ditës: 

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion sanitar dhe shëndetësor, me procedurë të shkurtuar;

2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguri nga rrezatimi, me procedurë të shkurtuar; 
 
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, me procedurë të shkurtuar;

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar;

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barna dhe vegla ndihmëse mjekësore, me procedurë të shkurtuar. 

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 24 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, e parashtruar nga kryetari i komunës së Gazi Babës; 

2. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 27 paragrafi 1 të Ligjit për rrogë dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, e parashtruar nga deputeti Hajrulla Misini.  

3. Korrigjim i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 27/14);

4. Korrigjim i Ligjit për ndryshimin e Kodit penal ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 28/14). 

Click