FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË FON...

E mërkurë, 4 tetor 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi para studentëve në Universitetin e FON-it

Para 26 viteve, përbërja e parë parlamentare, pikërisht nëpërmjet Kuvendit e realizoi vendimin e qytetarëve të cilët në referendum u prononcuan për shtet autonom dhe të pavarur. Një nga prioritetet e para që ishte definuar dhe miratuar në parlament atëherë ishte integrimi i tërësishëm i Republikës së Maqedonisë në strukturat euroatlantike, respektivisht, anëtarësia e plotfuqishme në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës...

E martë, 3 tetor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës së Kubës, SH.T. Pedro Pablo San Horhe Rodrigez  

Në takimin e sotëm me ambasadorin e Republikës së Kubës, SH.T. Pedro Pablo San Horhe Rodrigez, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, i potencoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dyja vendeve dhe nevojën që të njëjtat në të ardhmen të përforcohen dhe të thellohen. 

Lexo më shumë

Konferenca interplamentare me temë: "Administrat...

E premte, 29 shtator 2017 

Konferenca interplamentare me temë:  "Administrata e pavarur dhe moderne publike" 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i përbërë nga deputetët: z. Hari Llokvenec, z. Petar Atanasov dhe znj. Nevenka Stamkenkovska, dje dhe sot merr pjesë në Konferencën interparlamentare me temë: "Administrata e pavarur dhe moderne publike", në organizim të Parlamentit të Malit të Zi dhe të Parlamentit Evropian, që mbahet në Danillovgrad, Mal i Zi. 

Lexo më shumë

E drejta e trajtimit të barabartë dhe pjesëm...

E enjte, 28 shtator 2017 

E drejta e trajtimit të barabartë dhe pjesëmarrja politike është gur themel i demokracisë 

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt debat për pjesëmarrjen politike të personave me pengesë, në organizim të Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të veçanta (GPNP), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Lëvizjen kundër handikapit - Polio Plus. 

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me Prof. d-r Ahmet Davutogllu...

E premte, 29 shtator 2017

Takim i kryetarit Xhaferi me Prof. d-r Ahmet Davutogllu  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me kryetarin e mëparshëm të qeverisë së 62, 63 dhe 64-t të Republikës së Turqisë dhe deputet nga Konja, Prof. d-r Ahmet Davutogllu. 

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Debatin për "...

E enjte, 28 shtator 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Debatin për "Pjesëmarrjen politike të personave me pengesa"

Më gjashtë shtator, këtu në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u formua Grupi interpartiak parlamentar për të drejtat e personave me pengesa. Ky është grup i cili nuk është trup klasik parlamentar siç janë për shembull komisionet, por mbi të gjitha, lobi grup parlamentar i cili edhe sipas emrit qartë sugjeron se e tejkalon përkatësinë partiake të anëtarëve por, edhe atë përçarje klasike politike e cila ekziston në çdo parlament, dhe kjo është shumica parlamentare, respektivisht pushteti dhe opozita. Dhe, ajo që mua si kryetar Kuvendi më gëzon, është fakti se kolegët e mi deputetë anëtarë të këtij lobi grupi interpartiak, së bashku me miqtë tanë nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe organizatës joqeveritare  Polio Pllus, për vetëm njëzet ditë e organizojnë këtë debat.
Lexo më shumë

Ndërtojmë ura mirëkuptimi...

E martë, 26 shtator 2017 

Ndërtojmë ura mirëkuptimi

Në organizim të UN Women dhe Lobit të grave maqedonase (LGM), në Strugë më 21 dhe 22 shtator u mbajt Punëtori nën moton "Ndërtojmë ura mirëkuptimi", në të cilën morën pjesë anëtarët e Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Lexo më shumë

Takimi i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëd...

E enjte, 21 shtator 2017 

Takimi i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive 

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizoi takim me Delegacionin e përfaqësuesve të Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Dhomës së Epërme të Parlamentit Britanik, në përbërje: baronesha Zhan Elizabet Kosins dhe lordi Brus Xhosef Groskot. 

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit z. Xhaferi në konferencë Pris...

Е shtunë, 23 shtator 2017, Prishtinë

Fjalimi i Kryetarit z. Xhaferi në konferencë  me temën: "Kultura dhe paqja në Ballkan - Roli i deputetëve"

Paqja është një nga vlerat më të mëdha të civilizimit njerëzor. Ajo është vlerë e pandashme dhe universale e cila në të njëjtën kohë, për shkak të sjelljes së njerëzve është edhe shumë e brishtë. Ne që jetojmë në Ballkan, atë brishtësi e ndjemë në historinë më të re, më saktë, prej shpërbërjes së Jugosllavisë së mëparshme ndërsa çmimi ishte i lartë, me mijëra jetë të humbura, shtëpi të rrënuara, resurse të shkatërruara. Por, mendoj se me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare kuptuam se gjithçka, bile edhe çështjet dhe dallimet më të vështira, në fund zgjidhen me dialog. Domethënë, zgjidhja për çdo konflikt duhet të kërkohet ekskluzivisht vetëm nëpërmjet dialogut. 
Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me shefin e misionit të ODIH...

E premte, 22 shtator 2017

Takim i kryetarit Xhaferi me shefin e misionit të ODIHR në Maqedoni, z-nja Odri Gllover

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot realizoi takim me delegacionin e misionit mbikëqyrës të OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale, të paraprirë nga z-nja Odri Gllover, shef i misionit të ODIHR NË Maqedoni.

Lexo më shumë
1...737475...84                                                                                     
Click