Njoftimet

E hënë, 11 mars 2019

Debat mbikëqyrës i Komisionit për Kulturë

Komisioni për Kulturë në Mbledhjen nr. 23 do të mbajë debat mbikëqyrës me temë „Politikat kulturore dhe mënyra e miratimit të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës përprojektet me interes nacional, me vështrim të veçantë në realizimin e Programit për vitin 2018.“

Debati mbikëqyrës do të mbahet më 13 mars 2019 (e mërkurë), me fillim prej orës 11:00, në Sallën „Boris Trajkovski“, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Komisioni për Kulturë fton dëshmitarë të organeve të ndryshme shtetërore, institucioneve shkencore dhe organizatave civile të marrin pjesë në debat dhe t’u japin deklarata dhe përgjigje anëtarëve të Komisionit.

Click