Njoftimet

E premte, 22 qershor 2018

DEBAT MBIKËQYRËS I KOMISIONIT PËR KULTURË

Komisioni për Kulturë në vazhdimin e dytë të Mbledhjes së 14-të, do të vazhdojë me debatin mbikëqyrës m temë "Ligji për menaxhim me Rajonin e Ohrit dhe rregullativa e ngjashme në kontekst të Konventës së UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore".

Vazhdimi i dytë i debatit mbikëqyrës do të mbahet më 28 qershor (e enjte) 2018, me fillim në ora 11.00, në Sallën "Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, bul. "11 Tetori" 10 Shkup.

Komisioni për Kulturë do të vazhdojë me dëgjim të dëshmive të pjesëmarrësve (dëshmitarëve)  tjerë nga organet, institucionet e ndryshme shtetërore, ndërmarrjet publike, institucionet shkencore dhe organet civile, për të marrë pjesë në debatin dhe për të dhënë dëshmi dhe përgjigje para anëtarëve të Komisioni.

Media Juaj është e ftuar për të qenë e pranishme në debatin dhe për ta mbuluar evinementin.

Click