Kumtime

E mërkurë, 11 shtator 2019

Debat publik i Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbledhjen e Dhjetë të caktuar më 12 shtator 2019 (e enjte), në orën 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski" në Kuvend, do të mbajë debat publik me temë: Raporti Vjetor për zbatimin e Strategjisë së Barazisë Gjinore për vitin 2018.

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, koordinatoret për Mundësi të Barabarta të Ministrive, komisionet lokale për mundësi të barabarta (kryetaret dhe koordinatoret), kryetarët e komunave, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Enti Shtetëror i Statistikës, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, IP Enti i Veprimtarive Sociale - Shkup, Njësia e Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut - BNJVL, Zyra e Mekanizmit Kombëtar të Viktimave të Trafikimit me Njerëz në MPPS, Instituti për Studime Gjinore, pastaj përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, UNDP, Trupi i KB-së për Barazi Gjinore dhe Përforcim të Femrave (UN Women), OSBE, NDI, IRI, IOM, përfaqësuesit e sektorit të OJQ-ve, ekspertët, si dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Zyra e Programit të Këshillit të Evropës në Shkup.

 
a

Na ndiqni në: