Njoftimet

E premte, 13 shtator 2019

Debat publik i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, në Mbledhjen e 49-të, më 16 shtator 2019 (e hënë), në orën 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski" në Kuvend, do të mbajë debat publik me temë: Draft i planit hapësinor të Parkut Nacional Pelister 2016-2030.

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji do të ftojë përfaqësues të autorizuar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të institucioneve, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që të marrin pjesë në debat dhe të japin qëndrimet dhe mendimet e tyre për temën e debatit publik.

Për informata plotësuese, kontaktoni në е-postë: ktranspor@sobranie.mk.

Click