Njoftimet

E hënë, 25 nëntor 2019 

Debat publik me temë: Gjuha e urrejtjes drejtuar femrave në politikë 

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27 nëntor 2019, në ora 12:00, në Sallën e Komisionit Kushtetues do të mbajë debat publik me temë: Gjuha e urrejtjes drejtuar femrave në politikë, në bashkëpunim me Klubin e deputeteve. 

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik janë ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Grupit ndërresorial konsultativ dhe këshillëdhënës për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, koordinatoret për mundësi të barabarta të ministrive, komisioneve lokale për mundësi të barabarta, përfaqësues të Avokatit të Popullit, Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Institutit për Studime Gjinore, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, UNDP, Trupi i KB-së për barazi gjinore dhe përforcim të femrave (Un Women), OSBE, NDI, IRI, përfaqësuesit e sektorit të OJQ-së, mediat, ekspertë, përfaqësues të korit diplomatikë në vend, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimi Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Zyra e Programit të Këshillit të Evropës në Shkup.

Programi: 

11:00 - 11:20 – Fjalime përshëndetëse 

  • Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve 
  • Gjulumser Kasapi, kryetare e Klubit të deputeteve 

11:20 - 12:30 – Folës në temën 

  • Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale 
  • Sibil Suter Tehada, ambasadore, Ambasada e Zvicrës 
  • Rejçell Gallovej, ambasadore, Ambasada e Britanisë 
  • Sandra Pepera, drejtoreshë e gjinisë, femrave dhe demokracisë NDI
  • Rosana Duxhak, përfaqësuese e përhershme e KB
  • Vesna Ivanoviq, udhëheqëse e UN Women, Shkup

12:30 – 13:30 – Diskutimi dhe konkluzionet 

Paraqitja e prezencës së: kem@sobranie.mk

Click