Njoftimet

E hënë, 18 mars 2019

Debat publik me temë: „Propozim-ligj për mbrojtje sociale“

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale në Mbledhjen nr. 41 do të mbajë debat publik me temë „Propozim-ligj për mbrojtje sociale“.

Debati publik do të mbahet më 20 mars 2019 (e mërkurë), me fillim prej orës 12:00, në Sallën „Boris Trajkovski“, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale krahas anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit i ftoi të marrin pjesë në debat të gjithë deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetarin e Kuvendit, sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, këshilltarin shtetëror për mbrojtje sociale në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësavokatin e Popullit, Trupin Koordinativ Nacional për Zbatimin e Konventës për personat me aftësi të veçanta, Qendrat Ndërkomunale për Punë Sociale, qendrat ditore, Entin për Veprimtari Sociale, organizatat joqeveritare dhe shoqatat e personave me aftësi të veçanta, Komisionin për Antidiskriminim, Platformën për Varfëri, Komitetin e Helsinkut, Sorosin, Zyrën e Kombeve të Bashkuara, UNDP-në, OSBE-në, UNICEF-in, NDI-në, Zyrën e Bashkimit Evropian, Fondacionin Vestminster.

Click