Njoftimet

E premte, 1 shkurt 2019

Debat publik me temë: Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2017

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen nr. 9-të më 4 shkurt 2019, në orën 12:00, në Sallën e Komisionit Kushtetues, do të mbajë debat publik me temë: Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2017.

Krahas anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, koordinatoret për mundësi të barabarta të ministrive të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, kryetarët e komunave, komisionet lokale për mundësi të barabarta, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, ekspertët, Instituti për Studime Gjinore, Un Women, NDI, IRI, përfaqësuesit e sektorit joqeveritar nga kjo sferë, si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian.  

PROGRAMI:

Ora 12:00 - 12:15 – Fjalime përshëndetëse

  • Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve
  • Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të RM-së
  • Përfaqësuesi i Zyrës së Un Women në Shkup

Ora 12:15 - 13:00 - Fjalimet 

  • Koordinatori për mundësi të barabarta i Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë
  • Koordinatori për mundësi të barabarta i Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë
  • Koordinatori për mundësi të barabarta i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë 
  • Koordinatori për mundësi të barabarta i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë

Ora 13:00 - 13:30 -  Diskutim dhe konkluzione  


* Paraqitja për prezencë në kem@sobranie.mk

Click