Njoftimet

E enjte, 25 korrik 2019

Debat publik për Propozim-ligjin për arsimin fillor

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport në Mbledhjen e 34-t do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për arsimin fillor. Debati publik do të mbahet më 26 korrik (e premte) 2019, duke filluar në orën 11:00 në Sallën "Boris Trajkovski" në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik janë ftuar përfaqësuesit e organeve shtetërore dhe institucioneve arsimore, organizatave joqeveritare dhe sindikale, si dhe ekspertët, veprimtaria e të cilëve është e rëndësishme për veprimtarinë e arsimit fillor.

Të ftuar janë edhe përfaqësuesit e përfaqësive ndërkombëtare në vend që i mbështesin reformat arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si Delegacioni i Bashkimit Evropian, OECD-ja dhe UNICEF-i, me mbështetjen e të cilëve është përpiluar Propozim-ligji për arsimin fillor, USAID-i, Këshilli Britanik dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Debati publik ka për qëllim mbledhjen e përvojave dhe propozimeve praktike për standardizimin cilësor të kësaj veprimtarie, para leximit të dytë të Propozim-ligjit për arsimin fillor.

Click