Njoftimet

E hënë, 13 janar 2020

Debat publik për Propozim-planin e aktiviteteve për avancimin e ndjeshmërisë gjinore të Kuvendit

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, në bashkëpunim me Klubin e Deputeteve dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, më 15 janar 2020 (e mërkurë) në orën 10:00 në Sallën "Boris Trajkovski" do të mbajë debat publik me temën: Propozim-plani i aktiviteteve për avancimin e ndjeshmërisë gjinore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2020 - 2021.

PROGRAMI:

  • Ora 10:00 – 10:20 – Fjalime përshëndetëse:

- Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve;
- Gjylymsere Kasapi, kryetare e Klubit të Deputeteve;
- Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup;
- Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit

  • Ora 10:20 – 10:40 – Prezantimi i Propozim-planit të aktiviteteve për avancimin e ndjeshmërisë gjinore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2020 – 2021

  • Ora 10:40 – 11:30 – Diskutimi dhe miratimi
Click