Njoftimet

E martë, 29 tetor 2019, ora 11:00, Salla „Boris Trajkovski“

Debat publik për zbatimin e Ligjit për pengimin, parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje

Komisioni për Mundësi të Barabarta i Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillojë debat publik për zbatimin e Ligjit për pengimin, parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë, koordinatorët për Mundësi të Barabarta të Ministrive, komisionet lokale për Mundësi të Barabarta, kryetarët e komunave, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Instituti për Studime Gjinore, IP Enti për Veprimtari Sociale - Shkup, IP Qendra Ndërkomunale për Çështje Sociale nga Qyteti i Shkupit, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale e Republikës së Maqedonisë së Veriut - BNJVL, përfaqësuesit e sistemit gjyqësor, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, UNDP, Trupi i KB-së për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Femrave (Un Women), OSBE, NDI, IRI, përfaqësuesit e sektorit të OJQ-ve në këtë fushë, ekspertët, përfaqësuesit e përfaqësive diplomatike në vend si dhe përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së dhe Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup.

PROGRAMI:

  • Ora 11:00 - 11:20 – Fjalime përshëndetëse

- Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve
- Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Rosana Duxhak, koordinatore rezidente e KB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut

  • Ora 11:20 – 12:20 - Fjalime

- Përfaqësuesi i Sektorit për Mbrojtje Sociale i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Përfaqësuesi i IP Enti për Veprimtari Sociale - Shkup
- Përfaqësuesi i IP Qendra Ndërkomunale për Çështje Sociale nga Qyteti i Shkupit
- Përfaqësuesi i zyrës së Trupit të KB-së për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Femrave (Un Women)
- Përfaqësuesi i Rrjetit Nacional kundër dhunës ndaj femrave dhe dhunës në familje

  • Ora 12:20 – 13:30 – Diskutim dhe konkluzione 
Click