Njoftimet

E premte, 5 korrik 2019

Delegacion kuvendor në vizitë zyrtare të Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të zhdukur dhe peticione të Kuvendit të Kosovës

Delegacioni i Komisionit të Përhershëm Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërjen: Fadil Zendeli, Sashko Atanasov, Mirsada Emini-Asani, Trajço Dimkov, Panço Minov, Irena Stefoska, Sllagjana Mitovska dhe Zeqir Ramçilloviq, kryetar i grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës, më 8 korrik 2019 do të realizon vizitë zyrtare të Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të zhdukur dhe peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo vizitë është me iniciativë të Kryetarit të Komisionit të Përhershëm Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtat e qytetarëve, Fadil Zendeli, pas takimit të realizuar me Komisionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur më 29 qershor të vitit 2018 në Shkup, ndërsa në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të dy komisioneve identike.

Qëllimi i takimit është prezantim i praktikave më të mira parlamentare për punë në këtë fushë, si dhe prezantim të praktikave për ngritjen e vetëdijes për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Krahas takimit me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të zhdukur dhe peticione, në suazat e agjendës është paraparë edhe takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Click