Njoftimet

E premte, 18 janar 2019

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË KONFERENCË NË BUKURESHT

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Jagoda Shahpaska, Agim Shaqiri dhe Zhaklina Peshevska, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (KOSAK), që do të mbahet prej 20 deri më 21 janar 2019 në Bukuresht, Republika e Rumanisë.

Në Konferencë, fjalime të tyre hyrëse do të kenë edhe kryetari i Senatit Rumun, Kalin Popesku Tariçanu, si dhe kryetari i Dhomës Përfaqësuese, Liviju Dragnea.

Pritet debati për realizimin e prioriteteve të Kryesimit të Rumanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, për sfidat dhe mundësitë e Bashkimit Evropian në vitin 2019, si dhe për kohezionin dhe konvergjencën më të madhe përmes instrumentit të Kornizës Financiare Multilaterale.



Click