Njoftimet

E premte, 10 maj 2019

Delegacioni i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në vizitë studimore në Republikën e Sllovenisë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në vizitën studimore në Lubjanë, Republika e Sllovenisë, në periudhën nga 12 deri më 15 maj 2019. Në delegacion marrin pjesë kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Liljana Zaturoska, dhe anëtari i Komisionit, Mirosllav Jovanoviq. 

Udhëtimi studimor për mobilitetin e qëndrueshëm urban dhe planifikimin e komunikacionit sipas shembullit të qytetit të Lubjanës është organizuar për parlamentarët e Evropës Juglindore – rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndërsa është organizuar nga ana e GIZ Fondi i Hapur Rajonal për EJL-në – Efikasiteti energjetik, në emër të Ministrisë së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë.

Në hapjen pritet që fjalim hyrës të kenë organizatorët e udhëtimit studimor, Anjazh Plevniç dhe Vlladimir Babiç, si dhe kryetari i qytetit të Lubjanës, Zoran Jankoviç. Gjithashtu, pritet pjesëmarrja edhe e Matik Sopotnik, nga Seksioni i Transportit dhe Lea Rikato – Ruzhiç, përfaqësuese e sektorit joqeveritar.

Në ditën e dytë të vizitës studimore pritet të mbahet mbledhja me Edvard Pauliq, anëtar i Kuvendit Nacional, kryetar i Komisionit për Infrastrukturë, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe Polona Demshar – Mitroviq, shefe e ekipit për mobilitet të qëndrueshëm, me temë: „Mbështetja nacionale për planifikimin e mobilitetit të qëndrueshëm“. Gjithashtu, pritet pjesëmarrja edhe e Lluka Mlladenoviq dhe Josht Shmajdek, përfaqësues të kompanisë së transportit publik në Lubjanë.

Udhëtimi studimor është me rëndësi të madhe, meqë pritet të shkëmbehen përvojat dhe shembujt praktikë lidhur me mobilitetin e qëndrueshëm 

Click