Njoftimet

E premte, 5 prill 2019

Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë e 140-të të UIP-së

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në Asamblenë e 140-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që do të mbahet prej 6 deri më 10 prill 2019 në Doha, Katar. Delegacionin e përbëjnë: Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shef i Delegacionit, Dime Vellkovski, Dimitar Stevananxhija, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe Juliana Nikollova, anëtarë të Delegacionit, dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pritet në këtë Asamble të UIP-së të marrin pjesë afër 1.600 përfaqësues të mbi 160 vendeve anëtare të Unionit, si dhe më tepër se 80 kryetarë të parlamenteve. Temë kryesore për diskutim në Asambenë e 140-të është „Parlamentet si platforma për përmirësimin e arsimit për paqe, siguri dhe sundim të së drejtës“.

Komisionit e UIP-së do të diskutojnë për çështjet e shumta të kompetencës së tyre, mes tjerash: palejueshmëria për shfrytëzimin e mercenarëve si mjet për minimin e paqes dhe shkeljen e të drejtave të njeriut; roli i tregtisë së drejtë dhe të lirë dhe investimet në realizimin e Qëllimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm (QZHQ), veçanërisht në fushën e barazisë ekonomike dhe infrastrukturës së qëndrueshme, industrializimit dhe inovacionit; arritja e mbulimit shëndetësor universal deri në vitin 2030 – roli i parlamenteve për garantimin e së drejtës së shëndetit; ndjekja parlamentare e QZHQ-së, etj.

Në kornizat e Asamblesë së 140-të do të mbahen edhe mbledhjet e „Forumit të femrave parlamentare“, „Forumit të parlamentarëve të rinj“ dhe „Shoqatës së sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve“.

Unioni Interparlamentar, është themeluar në vitin 1889, është organizata më e vjetër multilaterale dhe asociacioni më i madh ndërparlamentar, në të cilën anëtarësohen 178 parlamente nacionale dhe 12 asamble parlamentare ndërkombëtare. Organizata botërore e parlamenteve me seli në Gjenevë ka status të mbikëqyrësit të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Click