Njoftimet

E mërkurë, 10 tetor 2018

DELEGACIONI I KUVENDIT NË KONFERENCË NDËRPARLAMENTARE NË VJENË 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Hari Llokvenec, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z. Ejup Alimi, koordinator i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe z. Goran Milevski, bashkëkryesues me Komitetin e Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë - Bashkimi Evropian do të marrë pjesë në Konferencën Ndërparlamentare të organizuar nga Komisioni për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Komisioni për Politikë të Përbashkët të Sigurisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që do të mbahet prej 10 deri më 12 tetor 2018 në Vjenë, Republika e Austrisë.

Në Konferencën Ndërparlamentare do të hapet debati për zbatimin e prioriteteve të Kryesimit të Austrisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, për çka fjalim do të ketë znj. Federika Mogerini, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë e Bashkimit Evropian, si dhe një numër i madh ministrash nga Republika e Austrisë dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian. 

Sipas agjendës parashihet debati për çështjet e rëndësishme dhe aktuale si: siguria, migrimi dhe kontrolli i kufijve të jashtëm të BE-së, rezistenca kundër sanksioneve amerikane ndaj Iranit - me marrëveshje për denuklearizim të shtetit iranian, perspektivat evropiane për Ballkanin Perëndimor, Evropa në kontekstin global, mënyrat e përforcimit të mbrojtjes në Bashkimin Evropian dhe aktualitetet e tjera të BE-së.

Click