Njoftimet

E hënë, 1 prill 2019

Delegacioni i Kuvendit në Konferencën Interparlamentare për „Ardhmërinë e BE-së“

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje: Beti Rabaxhievska Naumovska dhe Sasho Vasilevski, do të marrë pjesë në Konferencën Interparlamentare me temë „Ardhmëria e BE-së“, që do të mbahet më 1-2 prill 2019 në Bukuresht, Republika e Rumanisë, në kornizat e kryesimit gjashtëmujor të Rumanisë me BE-në.

Në Konferencë do të bëhet fjalë për dimensionin social, politik dhe ekonomik të BE-së, nga aspekti i ardhmërisë së tij të mëtejshme, pas zgjedhjeve në institucionet evropiane.

Gjithashtu, parashihet edhe diskutimi për aspiratat euroatlantike, Ballkanin dhe Partneritetin Lindor.

Click