Njoftimet

E martë, 19 shkurt 2019

Delegacioni i Kuvendit në mbledhjen që i kushtohet efikasitetit energjetik në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Agim Shaqiri, zëvendëskryetar dhe z. Hari Llokvenec, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike sot do të marrë pjesë në mbledhjen që i kushtohet efikasitetit energjetik në organizimin e Komunitetit Energjetik dhe Forumit Parlamentar për Evropën Juglindore për Efikasitetin Energjetik dhe Klimën në organizimin e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim që mbahen në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. 

Krahas përfaqësuesve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjet do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve anëtare të Komunitetit Energjetik dhe shumë ekspertë.

Në mbledhjet do të shqyrtohen më tepër çështje në drejtim të rritjes së efikasitetit energjetik në palët kontraktuese të Komunitetit Energjetik si dhe miratimit të Raportit të përbashkët për nxitjen e përdorimit më të madh të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Click