Njoftimet

E hënë, 4 mars 2019

Delegacioni i Kuvendit në mbledhjet e Komitetit Politik dhe Komitetit për Dimension Civil të Sigurisë

Me ftesë të AP-së së NATO-s, në mbledhjet e Komitetit Politik dhe Komitetit për Dimension Civil të Sigurisë, që do të mbahen prej 4 deri më 6 mars 2019 në Athinë, Republika e Greqisë, do të marrë pjesë Ilija Dimovski, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në AP-në e NATO-s dhe Katerina Kuzmanovska, anëtare e Delegacionit. 

Temat e mbledhjeve do të fokusohen në prioritetet e jashtme dhe të sigurisë greke, rolin aktual dhe të ardhshëm të perspektivave të NATO-s nga Athina, sigurinë kufitare, migracionet dhe refugjatët, rolin e Rusisë në Ballkan dhe perspektivat greke për sfidat në pjesën jugore të NATO-s. 

Në mbledhjet do të merr pjesë edhe Medlin Mun, kryetare e AP-së së NATO-s, ndërsa parashihet edhe vizita e dy kampeve të refugjatëve afër Athinës. Parashihet edhe sesioni i veçantë me drejtorin e përgjithshëm të ELIAMEP (Fondacioni grek për politikën e jashtme dhe evropiane), në të cilin do të diskutohet për: sigurinë në Mesdheun Lindor, sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit dhe Rusisë dhe sigurinë rajonale. 

Click