Njoftimet

E hënë, 22 janar 2018 

Delegacioni i Kuvendit në sesionin dimëror të APKE në Strasburg 

Në sesion të rregullt dimëror në Asamblenë Parlamentare të këshillit të Evropës, që u mbajt më 22 dhe 26 janar të vitit 2018 në Strasburg, Francë, morën pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me përbërje Betian Kitev, shef i Delegacionit dhe Afrim Gashi, zëvendësanëtar.  

Në fillim të sesionit të parë për vitin 2018, deputetët do të zgjedhin kryetar të Asamblesë parlamentare me mandat prej një viti dhe të drejtë për rizgjedhje, dhe do të zgjidhen edhe kryetar të ri dhe nënkryetar të komisioneve. 

Sipas rendit të ditës në sesionin dimëror fjalim para deputetëve do të kenë kryetarët e Armenisë dhe Austrisë, si dhe kryeministri i princeshës së Danimarkës. Debate kyçe, për të cilat do të debatojnë deputetët, janë pasojat humanitare nga lufta në Ukrainë, të hyrat themelore të qytetarëve dhe mbrojtja e gjuhëve rajonale dhe gjuhëve të pakicave.  Gjithashtu, do të shqyrtohet edhe raporti i fundit i monitoruar për atë se sa Bosnja dhe Hercegovina i plotësojnë obligimet e tyre drejt Këshillit të Evropës, si dhe pasqyrat periodike për gjendjen në Estoni, Greqi, Hungari dhe Irlandë.  

Është paraparë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, në cilësi të kryesuesit me Komitetin e ministrave, organi ekzekutiv, i Këshillit të Evropës, të parashtrojë raport te Asambleja dhe tu përgjigjet pyetjeve.  Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës do ta ketë fjalimin e vet vjetor, ndërsa komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës do të njoftojë për aktivitetet e veta në vitin 2017. 

Në fillim të sesionit deputetët do të vendosin edhe për tre kërkesat për debate urgjente nga të cilat dy kanë të bëjnë me procesin paqësor izraelit-palestinez dhe rolin e Këshillit të Evropës, ndërsa e treta ka të bëjë me rritjen e antisemitizmit, islamofobisë dhe ksenofobisë në Evropë. 

Në këtë sesion deputetët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të zgjedhin komisar të ri për të drejtat e njeriut nga tre kandidatët, z. Pjer Iv Le Born nga Franca, znj. Dunja Mijatoviq nga Bosnja e Hercegovina dhe z. Goran Klemençiç nga Sllovenia. 







Click