Njoftimet

E premte, 6 korrik 2018

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e 27-të  vjetor të AP të OSBE

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) në përbërje: z. Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit, znj. Jagoda Shahpaska dhe z. Rexhail Ismaili, anëtarë të Delegacionit, do të marrë pjesë në Sesionin e 27-të vjetor të AP të OSBE-së, që do të mbahet nga 7 deri 11 korrik 2018 në Berlin, Republika federative e Gjermanisë.

Temë kryesore për diskutim në Sesionin vjetor është:  "Implementimi i angazhimeve të OSBE-së: roli i parlamenteve". Në Sesionin pritet pjesëmarrje e rreth 300 deputetëve nga 57 vende pjesëmarrëse dhe partnerë për bashkëpunim të OSBE-së nga Evropa, Amerika Veriore, Azia Qendrore, Lindja e afërt dhe Afrika Veriore. 

Në kuadër të sesionit vjetor do të mbahen mbledhje të të tre komisioneve të Asamblesë parlamentare të OSBE-së: Komisioni për Çështje Politike dhe Siguri, Komisioni për Çështje Ekonomike, Shkencë, Teknologji dhe Mjedis Jetësor dhe Komisioni për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Çështje Humanitare, mbledhje e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, seancë plenare dhe evenimente tjera shoqëruese. Në rend dite janë përfshirë çështje lidhur me luftën kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike, migrimin dhe qasjen në arsimin, krizën në dhe rreth Ukrainës, konfliktet afatgjate, ndikimin e luftërave mbi mjedisin jetësor dhe përtëritjen e mirëbesimit në rajonin e OSBE-së. Përveç tre rezolutave themelore që do të prezantohen nga raportuesit e komisioneve, në rend dite janë përfshirë edhe pika plotësuese për respektimin e të drejtave të njeriut në Krim, luftën kundër trafikimit me njerëz dhe dhunës gjinore, ndërtimin e kornizës efikase për mbrojte të fëmijëve emigrantë, reformë dhe menaxhim me sektorin e sigurisë, përforcim të shikueshmërisë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ngjashëm. 

Para deputetëve në Sesionin vjetor të AP të OSBE-së do të mbajnë fjalim z. Volfgang Shojble, kryetar i Bundestagut gjerman, z.  Gorge Cereteli, kryetar i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, z.  Ollaf Shollc, zëvendëskancelar dhe ministër federativ i financave të Gjermanisë, z. Gulielmo Piki zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Italisë, përfaqësues i Kryesisë italiane me OSBE-në, z. Tomas Greminger, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së etj. 

Pritet që në Sesionin të miratohet "Deklarata e Berlinit", me rekomandime për spektër të gjerë të çështjeve në fushën e politikës, ekonomisë, mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut, dërguar OSBE-së dhe vendeve pjesëmarrëse.

Asambleja parlamentare e OSBE-së përbëhet prej 323 parlamentarëve nga 57 vendeve të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore. Asambleja siguron forum për diplomaci parlamentare, mbikëqyrje të zgjedhjeve dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushje të angazhimeve të OSBE-së në lidhje me çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor. 

Click