Njoftimet

E hënë, 8 prill 2019

Delegacioni i Kuvendit në sesionin e AP-së së KE-së në Strasbur

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga shefi i delegacionit, Betiane Kitev, në përbërjen e të cilit janë edhe deputetët: Shpresa Hadri dhe Antonijo Milloshoski, do të marrin pjesë në Pjesën e Dytë të sesionit të rregullt të AP-së së KE-së që mbahet prej 8 deri më 12 prill në Strasburg, Republika e Francës.

Pritet në sesion të mbajnë fjalime kryeministrat e Armenisë dhe Gjeorgjisë. Kuvendi do të ketë debat të përbashkët për ndërprerjen e gjuhës dhe veprave të urrejtjes në sport, për rolin e politikanëve në luftën kundër gjuhës së urrejtjes si dhe për përforcimin e bashkëpunimit me KB-në dhe zbatimin e qëllimeve të qëndrueshme zhvillimore.

Ka edhe kërkesë për debat urgjent në lidhje me krizën buxhetore të Këshillit të Evropës.

Do të diskutohet edhe për promovimin e parlamenteve të lira nga seksizmi dhe shqetësimi seksual, implikimet mbi të drejtat e njeriut nga mediet sociale, etj.

Kuvendi, gjithashtu, do të debatojë për të a.q. „Landromate“ dhe sfidat e reja në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave dhe do të marrin qëndrim në lidhje me krijimin e mekanizmit të ri për demokracinë, sundimin e së drejtës dhe të drejtat themelore të njeriut.

Komisionarja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, do ta prezantojë raportin e saj vjetor të aktiviteteve për vitin 2018 dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të shtruara. Do të ketë edhe shkëmbim të zakonshëm të mendimeve dhe qëndrimeve me kryetarin e tanishëm të Komitetit të Ministrave të KE-së, ministrin finlandez të Punëve të Jashtme, Timo Soini dhe kohë për pyetje me sekretarin e përgjithshëm të KE-së, Torbjorn Jagland.

Click