Njoftimet

E hënë, 28 janar 2019

Delegacioni parlamentar në Konferencë "Komunikimi me qytetarët, si të zhvillohet strategjia gjithëpërfshirëse e komunikimit e Parlamentit" 

Nesër në Bruksel, do të mbahet konferenca interparlamentare me temë: Komunikimi me qytetarët, si do të zhvillohet strategjia gjithëpërfshirëse e komunikimit e Parlamentit", të organizuar nga Grupi për mbështetje të demokracisë dhe koordinim të zgjedhjeve në bashkëpunim me Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. 

Në konferencën do të marrë pjesë edhe delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: Pavle Bogoevski, Ivan Ivanov, Agim Shaqiri dhe Zeqir Ramçilloviq.  

Eurodeputeti Eduard Kukan do ta hapë konferencën. Tema në të cilat do të këmbehen mendime dhe përvoja janë: politika për komunikim me PE, strategjia e komunikimit e EP për zgjedhjet për PE 2019, si mund ta ndjekë parlamenti mendimin publik, si të luftojë parlamenti me lajmet e rrejshme, Parlamenti evropian dhe mediat: kushte të siguruara për gazetarët, Parlamenti evropian dhe qytetarët: kanale të drejtpërdrejta të komunikimit.  

Fjalime dhe debate do të kenë drejtori i përgjithshëm për komunikim dhe zëdhënës i Parlamentit Evropian, përfaqësues të Drejtorisë së përgjithshme dhe eurodeputetë.  

Një prej postulateve të punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është transparenca e plotë. Lajmet e rrejshme edhe në Republikën e Maqedonisë janë problem serioz, sepse me to shtrembërohet dhe manipulohet qëllimisht e vërteta.  Prandaj nevojitet informim i rregullt dhe transparencë e plotë në punë. 

Click