Njoftimet

E martë, 8 tetor 2019

Delegacioni Parlamentar në vizitë pune në Kuvendin Nacional dhe Senatin e Republikës së Francës 

Me ftesë të z. Bertran Sor, kryetar i Grupit të Miqësisë Franca- Maqedonia e Veriut në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës, Delegacioni i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës do të realizojë  vizitë pune kthyse në Kuvendin Nacional dhe Senatin e Republikës së Francës nga 8 deri në 10 tetor 2019.

Gjatë vizitës, Delegacioni do të realizojë takime me znj. Leticia Sen Pol, nënkryetare e Kuvendit Nacional, me Grupin e miqësisë Francë-Maqedonia e Veriut, me etikun Parlamentar, me znj. Sabin Tije kryetare e Komisionit për Çështje Evropiane, me z. Bertran Dele, kryetar i TV kanalit Parlamentar, me znj Mirej Klapo, nënkryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit Nacional, me znj Marta de Sidrak, kryetare e Grupit Ndër Parlamentar për miqësi Francë-Ballkani Perëndimor të Senatit të Republikës së Francës, me z. Kritian Kambo, kryetar i Komisionit për Çështje të Jashtme, Mbrojtje dhe Forcat e Armatosura të Senatit, me z. Ronan Venec, shef i Byrosë për Marrëdhënie Bilaterale me Ballkanin në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe me personalitete të tjera nga jeta politike e Republikës së Francës. 

Këto takime do të shërbejnë për të shkëmbyer përvojat e punës parlamentare, zgjerimin dhe pasurimin e bashkëpunimit si midis Parlamentit tonë dhe Parlamentit Francez, ashtu edhe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës.


Click