Njoftimet

E hënë, 4 shkurt 2019

Delegacioni parlamentar në vizitë studimore në Shtabin e NATO-s dhe Forcat e bashkuara të larta të shtabit për Evropën  

Me ftesë të Sekretariatit të Asamblesë parlamentare të NATO-s, më 4 dhe 5 shkurt 2019, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të realizojë vizitë studimore në Shtabin e NATO-s dhe Forcat e përbashkëta të larta të shtabit (SHAPE). 

Vizita studimore është dedikuar për anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të NATO-s dhe anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe të Komisionit për Politikë të Jashtme. Në vizitën do të marrin pjesë deputetët: Ilija Dimovski, shef i Delegacionit të AP të NATO-s; Katerina Kuzmanovska dhe Vesel Memedi, anëtarë të Delegacionit; Hari Llokvenec, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri; Ilija Nikollovski, zëvendëskryetar, Emil Dimitriev dhe Xhevat Ademi, anëtarë; si dhe Ane Llashkoska, Shpresa Hadri, Emilija Aleksandrova dhe Afrim Gashi, anëtarë të Komisionit për Politikë të Jashtme.   

Esenca e programit është orientuar në sigurimin e këqyrjes së detajuar në proceset dhe politikat e NATO-s dhe SHAPE, përfshirë edhe marrëdhëniet të cilat Aleanca i zhvillon me partnerët e saj. Janë paraparë më shumë mbledhje pune në selinë e NATO-s dhe në SHAPE, ku do të këmbehen mendime për çështjet lidhur me NATO-n dhe Ballkanin Perëndimor, marrëdhëniet NATO-Rusi, luftën kundër luftërave hibride dhe rezistencën rritëse. Është paraparë edhe Tryezë e rrumbullakët në të cilën deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë me ambasadorët-përfaqësues të përhershëm në NATO nga Sllovenia, Kroacia dhe Estonia për "Perspektivat nacionale për NATO dhe bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor".    

Click