Njoftimet

E hënë, 5 nëntor 2018

Deputeti Betiane Kitev në Konferencën Parlamentare në Dubrovnik

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Betiane Kitev, më 6 nëntor 2018 do të marrë pjesë në Konferencën Parlamentare me temë „Ndërtimi i sigurisë demokratike në Mesdhe, sfidat e përbashkëta, përgjegjësia e ndarë“, e cila mbahet në Dubrovnik, Republika e Kroacisë.  

Konferenca është në organizim të Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, në të cilin anëtarësohen shefat e Delegacioneve të vendeve anëtare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa agjenda parasheh fjalime të kryetarit të Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq; kryetares së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lilijan Mari Pasker, ministres së Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq-Buriq; kryetarit të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GREKO), Marin Mërçella; kryetarit të Komisionit të Venecias, Xhani Bukikio, etj.  

Deputetët do të debatojnë në disa tema, edhe atë për kontributin e Këshillit të Evropës në konceptin për siguri demokratike, promovimin e sundimit të mirë dhe mekanizmat dhe veglat e Këshillit të Evropës për ballafaqim me kërcënimet mbi sundimin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe deradikalizimin, përforcimin e institucioneve demokratike përmes reformave kushtetuese dhe juridike, si dhe partneritetin për demokraci me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës si platformë për bashkëpunimin ndërparlamentar.  

Click