Njoftimet

E enjte, 21 mars 2019

Deputeti Ferid Muhiq në Konferencë në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë – Rajoni i Evropës  

Më 21 mars 2019 (sot), në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, do të mbahet Konferenca e Asamblesë parlamentare e Frankofonisë – Rajoni i Evropës (APF - Rajoni i Evropës), në të cilën do të marrë pjesë Ferid Muhiq, deputet dhe nënkryetar i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (APF). 

Kjo konferencë mbahet me rastin e 20 marsit – Dita ndërkombëtare e Frankofonisë dhe në të njëjtën do të debatohet për gjendjen e përdorimit të gjuhëve në institucionet e BE-së, sfidat gjeostrategjike të gjuhëve dhe për promovimin e multilinguizmit në Evropë. 

Pjesëmarrësve në këtë mbledhje do t’u drejtohet Zhan-Poll Vall, shef i Misionit Evropa të Asamblesë parlamentare të frankofonisë; Zhak Kraball, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë parlamentare të frankofonisë; Bruno Fuhs, kryetar i Seksionit të Asamblesë nacionale të frankofonisë; Hamza Fasi Firi, kryetar i Seksionit të Belgjikës në APF; Lluj Mishell, ish-komisar i KE dhe deputet në Parlamentin Evropian, si dhe ekspertë të shumtë.  

Click