Njoftimet

E hënë, 8 tetor 2018

Deputeti Kitev në Sesionin Vjeshtor të APKE-së

Prej 8 deri më 12 tetor 2018 në Strasburg, Francë, do të mbahet sesioni i rregullt vjeshtor i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilën do të marrë pjesë z. Betian Kitev në cilësinë e shefit të Delegacionit. 

Sipas agjendës e cila do të miratohet në fillim të sesionit, deputetët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të debatojnë për financimin e huaj të islamit në Evropë dhe për radikalizimin e emigrantëve dhe bashkësive të diasporës, për qasjen e papenguar te vendet anëtare nga ana e trupave për ndjekjen e të drejtave të njeriut të Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara, si dhe për kontraktimin në procedurat penale. 

Si pikë aktuale e rendit të ditës do të vihet debati për „Këshillin e Evropës - organizimi në krizë". Pikat e tjera të agjendës përfshijnë trajtimin e të miturve palestinezë në sistemin juridik të Izraelit, migrimin e perspektivës gjinore, bashkimin e sërishëm të familjes në vendet anëtare dhe barazinë në jetën private, pa marrë parasysh orientimin seksual, sigurinë nukleare dhe sigurinë në Evropë, si dhe fatkeqësinë e forcave polake të aviacionit të cilat e transportuan delegacionin shtetëror polak në prill 2010.

Është paraparë të diskutohet edhe për rolin e parlamenteve nacionale në proceset e suksesshme të decentralizimit, ndërsa fjalim do të ketë kryetari i Kongresit të Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Para deputetëve në Asamblenë Parlamentare do të mbajë fjalim ministri i Punëve të Jashtme i Tunisit dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Çështjeve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, në cilësinë e kryesuesit me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, si zakonisht, do t'u përgjigjet pyetjeve të deputetëve. 

Në ceremoninë speciale të seancës plenare të hënën më 8 tetor do të shpallet edhe fituesi i çmimit për të drejtat e njeriut „Vacllav Havel" për vitin 2018 nga lista me tre kandidatë.

Gjatë kohës së sesionit pritet shefi i Delegacionit, z. Kitev të realizojë edhe takime bilaterale me shefat e Delegacionit të Ukrainës dhe Delegacionit të Kanadasë. 

Click