Njoftimet

E hënë, 24 qershor 2019

Deputeti Nikolla Popovski në Sesionin veror të APKE

Nga 24 deri 28 qershor 2019 në Strasburg mbahet sesion i rregullt veror i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës në të cilin në cilësi të anëtarit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, merr pjesë deputeti Nikolla Popovski.   

Gjatë sesionit deputetët do ta zgjedhin edhe sekretarin e ri të përgjithshëm të Organizatës, ndërmjet dy kandidatëve, dhe atë ministrja aktuale e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kroacisë, Marija Pejçinoviq-Buriq dhe ministri aktual i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didije Rejnders, ndërsa do të shënohet edhe 70 vjetori i themelimit të Këshillit të Evropës.

Vendi qendror i sesionit pritet të ketë debat për procesin e miratimit të vendimeve në Asamblenë parlamentare.

Fjalim para deputetëve në sesionin do të mbajë Marselo Rebello de Sosa, kryetar i Portugalisë, ndërsa sipas pikave të rendit të ditës, do të debatohet për atentatin e Dafne Karuana Galicija dhe për sundimin e së drejtës në Maltë, për dhënie fund dhunës ndaj femrave dhe arritjen e barazisë gjinore, për dhënie fund dhunës ndaj fëmijëve. 

Asambleja, gjithashtu, do të diskutojë edhe për situatën në Siri, dialogun pasmonitorues me Bulgarinë, si dhe për Buxhetin e Këshillit të Evropës dhe në Asamblenë Parlamentare.  

Click