Njoftimet

E enjte, 20 qershor 2019

Deputeti Xhevat Ademi në sesionin plenar të AP-së së PBEJL-së në Sarajevë

Në sesionin e gjashtë plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL-së), që do të mbahet më 21 dhe 22 qershor 2019 në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, do të marrë pjesë Xhevat Ademi, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtar i Delegacionit në AP-në e PBEJL-së.

Në Sesionin që mbahet në kuadër të Kryesimit të Bosnjë e Hercegovinës me Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore pritet pjesëmarrja e deputetëve nga 13 vendet pjesëmarrëse në Proces, si dhe nga asambletë parlamentare ndërkombëtare – partnerë të AP-së së PBEJL-së.

Tema kryesore për diskutim në seancën plenare është: „Lidhshmëria më e mirë për jetë më të mirë – si të arrihet ndryshimi i vërtetë në procesin e bashkëpunimit rajonal“. Në kuadër të Sesionit, do të mbahen mbledhjet e të tria komisioneve dhe Komitetit të Përhershëm të AP-së së PBEJL-së.

Në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim të Sigurisë, Xhevat Ademi, do të kryesojë me mbledhjen e Komisionit, ndërsa në seancën plenare do t’i prezantojë propozimin e raportit dhe propozimin e rezolutës së këtij Komisioni.

Pritet në fund të sesionit, anëtarët e Asamblesë Parlamentare të miratojnë Deklaratë Finale, si dhe raportet dhe rezolutat e të tria komisioneve të AP-së së PBEJL-së.

Asambleja Parlamentare e PBEJL-së, në të cilën anëtarësohen parlamentet e vendeve të Evropës Juglindore: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Moldavia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi, qëllimet dhe detyrat e veta i bazon në parimet e pronësisë rajonale dhe integrimit evropian. Asambleja Parlamentare luan rol të rëndësishëm në promovimin e pjesëmarrjes parlamentare dhe lehtësimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar në rajon, si dhe në nxitjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.  

Click