Njoftimet

E hënë, 25 qershor 2018

Deputetja Liljana Zaturoska në Konferencë në Tiranë 

Në kuadër të Projektit rajonal "Përforcimi i shoqërisë - Ndihma teknike për serviset mediatike publike në Ballkanin Perëndimor", të financuar nga BE-ja, më 26 dhe 27 qershor 2018 në Tiranë, Republika e Shqipërisë, do të mbahet Konferencë për hapjen e Projektit rajonal, me temë: "Ndihma teknike për servisin mediatik publik të Ballkanit Perëndimor". 

Në konferencën do të marrë pjesë znj. Liljana Zaturoska, kryetare e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Konferenca pritet të hapet nga z. Noel Kuran, drejtor i përgjithshëm i Unionit radiodifuziv evropian (EBU) dhe z. Andris Kseteris, këshilltar kryesor nga sfera e shoqërisë civile dhe mediave, drejtori i përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Komisioni Evropian (TBC). 

Në Konferencën pritet që fjalim hyrës dhe prezantim të shkurtër në lidhje me projektin të mbajnë: z. Oliver Mone-Kirle, drejtor i Projektit; z. Vojisllav Raoniq, lider i ekipit dhe z.  Zhellka Pekiç-Subasiq, zëvendëslider i ekipit.  

Gjithashtu, pritet të marrin pjesë në diskutim edhe pjesëmarrës tjerë në Konferencën të cilat do të diskutojnë dhe do t'i ndajnë përvojat e tyre në lidhje me atë si të sigurohet pavarësia politike dhe financiare e serviseve mediatike publike, si të vendosen standarde më të larta profesionale dhe shpenzime më të vogla për punën e tyre dhe si të përmirësohet programi i serviseve mediatike publike i Ballkanit Perëndimor, përmes bashkëpunimit dhe koproduksionit. 

Në fund të Konferencës pritet nënshkrimi i Memorandumit për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim nga ana e të gjithë pjesëmarrësve.

Click