Njoftimet

E martë, 18 qershor 2019

Deputetja Mitovska për vizitë studimore në Lubjanë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë për vizitë studimore në Lubjanë, Republika e Sllovenisë, nga 18 deri më 20 qershor 2019. Delegacionin e përfaqëson anëtarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, znj. Sllagjana Mitovska. 

Vizita studimore është në lidhje me Projektin për mbështetjen e servisit mediatik publik në Ballkanin Perëndimor, ndërsa në bashkëpunim me radiodifuzerin publik slloven (RTVSLO).

Në hapjen pritet që fjalim hyrës të kenë znj. Suzana Vidas-Karoli, udhëheqëse për marrëdhëniet ndërkombëtare, RTV Slloveni dhe z. Voisllav Raoniq, lider i ekipit të projektit. 

Si dhe prezantime nga ana e z. Igor Kadunc, drejtor i përgjithshëm i RTV Slloveni, znj. Natalija Gorshçak, drejtoreshë e Televizionit, z. Marko Shtular, drejtor i radios, z. Kiril Bashkoviq, kryetar i këshillit të programit, z. Andrej Grah, kryetar i këshillit mbikëqyrës, znj. Ilinka Todorovski, avokat i popullit, z. Petar Bezjak, kryetar i këshillit të punëtorëve, znj. Tanja Kershevan Smokvina, sekretare shtetërore në Ministrinë e Kulturës, znj. Violeta Tomiq, kryetare e komitetit të kulturës, znj. Tanja Muha, drejtoreshë e Agjencisë për Rrjetet dhe Shërbimet e Komunikimit.

Në ditën e dytë të vizitës studimore do të mbahet mbledhja e Komitetit Drejtues të projektit „Ndihma teknike e servisit mediatik publik në Ballkanin Perëndimor” me z. Oliver Mone – Kirle, drejtor i projektit. Fjalim përshëndetës dhe hyrës pritet të kenë: z. Lizelote Isakson, udhëheqës i Sektorit për Shoqëri Civile dhe Njësi të Përfshirjes Sociale, z. Xheremi Dear, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, zëvendëssekretar i përgjithshëm dhe znj. Vanesa O Konor, drejtoreshë e EBU për marrëdhënie me vendet e huaja.

Pritet: Prezantimi i aktiviteteve të projektit të zbatuara në periudhën nga korriku 2018 deri në korrik 2019 dhe aktiviteteve të planifikuara për periudhën nga korriku 2019 deri në korrik 2020, Prezantimi i sfidave dhe arritjeve nga ana e z. Voisllav Raoniq, lider i ekipit, z. Zheljka Lekiq-Subashiq, zëvendësudhëheqës i ekipit, partnerët e Konzorciumit të ngarkuar për zbatimin e aktiviteteve të projektit, si dhe pjesëmarrësit në projekt.

Gjithashtu, do të ketë edhe evalvim të palëve të interesuara për aktivitetet e zbatuara dhe informatat kthyese për aktivitetet e planifikuara të projektit.

Në fund të vizitës studimore do të shkëmbehen idetë për përmbajtjen e fazave të mundshme të ardhshme të Projektit si dhe diskutimet përfundimtare dhe konkluzionet e Komitetit Drejtues të Projektit.

Vizita studimore është me rëndësi të madhe, meqë do të shkëmbehen përvojat dhe shembujt praktikë lidhur me serviset mediatike publike në Ballkanin Perëndimor.


Click