Njoftimet

E premte, 28 qershor 2019

GPNP për të drejtat e personave LGBTI i bashkëngjitet Krenarisë së Parë të Shkupit

Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të drejtat e personave LGBTI i bashkëngjitet Krenarisë së Parë të Shkupit, më 29 qershor 2019.

Me pjesëmarrjen në marshimin paqësor të protestës, dhamë porosi për solidaritet dhe mbështetjen e bashkëqytetarëve tanë LGBTI në luftën kundër stigmatizmit, diskriminimit, dhunës dhe gjuhës së urrejtjes ndaj tyre.

Marshimi është mundësi që LGBTI, si njëri nga komunitetet më të margjnalizuara, të fitojë shikueshmëri në shoqëri dhe mbështetje në tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohet. Prandaj, në shumë qytete në gjithë botën, duke e përfshirë edhe Ballkanin, mbahen parada të krenarisë.

Grupi Ndërpartiak vazhdon të kontribuojë për ndërgjegjësimin mbi nevojën nga avancimi i të drejtave të personave LGBTI dhe zhvillimi i shoqërisë demokratike shoqërore me mundësitë e barabarta për të gjithë.

Click