Njoftimet

E mërkurë, 5 dhjetor 2018

Grubi në SHBA në takime në Kongresin dhe Departamentin e Shtetit

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe i Grupit për Miqësi me SHBA-në, Artan Grubi, do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 5 deri më 9 dhjetor 2018, ku do të realizojë takime pune me kongresmenë dhe senatorë në Kongresin Amerikan, por edhe në Senatin dhe Departamentin e Shtetit. 

Në takimet do të bëhet fjalë për integrimet euroatlantike të vendit, mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në, si dhe për reformat aktuale që Qeveria i bën në sferën e sundimit të së drejtës.
Zotëri Grubi do të marrë pjesë në Forumin e 12-të Parlamentar të Sigurisë për Zbulim në Senat në të cilin do të debatohet për të gjitha llojet e luftës kundër terrorizmit.

Kjo është vizita e dytë e z. Grubi në SHBA.

Click