Njoftimet

E enjte, 4 maj 2017

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi në vizitë zyrtare në Bruksel 

Me ftesë të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi sot është në vizitën e tij të parë zyrtare në Bashkimin Evropian.

Sipas agjendës kryetari Talat Xhaferi do të takohet me Komisarin për politikë të mirë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han dhe Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë të Bashkimit Evropian, znj. Federika Mogerini.

Gjithashtu Kryetari i Kuvendit do të realizojë takim edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian z. Antonio Tajani si dhe eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Fllekenshtajn.

Në takimet kryetari z. Talat Xhaferi edhe një herë do ta riafirmojë përcaktimin tonë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe rolin e parlamentit në këto procese. Gjithashtu kryetari Xhaferi do t'i njoftojë bashkëbiseduesit e tij me gjendjen tek ne, me theks të veçantë në vazhdimin e procesit të formimit të qeverisë së re, si reflektim i shumicës parlamentare, që del nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë i shprehur në zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar.

Click