Njoftimet

E diel, 21 tetor 2018

Kryetari Xhaferi në vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Dhomës përfaqësuese, Radek Vondraçek, më 22 dhe 23 tetor 2018, do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë.  

Kryetarin e Kuvendit e shoqërojnë kryetarja e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë, Jagoda Shahpanska dhe anëtaret e grupit, Vlladanka Aviroviq dhe Teuta Bilali.

Në kuadër të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashikuar takime bilaterale me kreun shtetëror të Republikës së Çekisë. 

Kryetari Xhaferi dhe delegacioni do të realizojnë takime me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Andrej Babish, me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese, Radek Vondraçek, gjithashtu edhe me kryetarët e Komisioneve për Çështje të Jashtme të Dhomës së deputetëve në Parlamentin e Republikës së Çekisë.  

Click