Njoftimet

E martë, 18 shtator 2018

Mbledhja e Pesëmbëdhjetë e KPP - RM dhe BE

Mbledhja e Pesëmbëdhjetë e Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian - Komiteti Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 19 dhe 20 shtator 2018. 

Në kornizat e mbledhjes, deputetët anëtarë të Komitetit të Përzier të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe deputetët anëtarë të këtij trupi të Parlamentit Evropian do të këmbejnë mendime për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë me ambasadorin Samuell Zhbogar; me Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje evropiane, si dhe me Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhje do të debatohet për rezultatet e Planit 3-6-9 dhe planin e ri reformues Plani 18, për çështjet nga sundimi i së drejtës me theks në reformat zgjedhore, reformat në gjyqësi, në sistemin e zbulimit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, punën e PSP-së, gjendjen në medie, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal. Raportin për Dialogun Zhan Mone do ta prezantojnë eurodeputetët të cilët drejtpërdrejtë janë të përfshirë në proces. Në fund të mbledhjes do të miratohen rekomandimet e përbashkëta. 

Click