Njoftimet

E hënë, 7 tetor 2019

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „11 TETORI“

Më 11 tetor 2019 (e premte), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "11 Tetori" do ta ndajë çmimin shtetëror "11 Tetori" për vitin 2019 për mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Çmimi për vepër jetësore në fushën e shkencës do t'i dorëzohet akademik Ljupço Kocarev, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit do t'i dorëzohet aktorit Petar Mirçevski dhe shkrimtarit dhe artistit figurativ, Dimitri Duracoski. 

Click