Njoftimet

E premte, 24 gusht 2017 

NDARJE E ÇMIMIT SHTETËROR "NËNA TEREZA" 

Lençe Zdravkin, aktiviste dhe humaniste nga Velesi dhe Omer Kaleshi, piktor me karrierë botërore dhe me origjinë nga Kërçova, këtë vit janë fitues të çmimit "Nëna Tereza". 

Çmimi ndahet për realizime veçanërisht të rëndësishme në sferën e humanizmit dhe solidarizimit njerëzor dhe për nxitjen, avancimin e mirëkuptimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit, si ndërmjet popujve, ashtu edhe ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.  

Më 26 gusht 2018, (e diell), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "Nëna Tereza" do t'ua dorëzojë çmimin "Nëna Tereza" për vitin 2018 Lençe Zdravkin dhe Omer Kaleshit, në mënyrë simbolike në ditën e lindjes së humanistes dhe fitueses së Çmimit Nobel për paqe, Nëna Tereza. 

Click