Njoftimet

E enjte, 20 qershor 2019

Nënkryetari Memedi në Forumin e 14-të Parlamentar të Sigurisë në Paris

Me ftesën e Kuvendit Nacional të Republikës së Francës, ndërsa me iniciativë të delegacionit francez në AP-në e NATO-s, më 20 qershor 2019 në Paris mbahet Forumi i 14-të Parlamentar i Sigurisë, që i kushtohet luftës kundër financimit të terrorizmit ndërkombëtar.

Në Forum, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë nënkryetari i Kuvendit dhe anëtari i Delegacionit të Kuvendit në AP-në e NATO-s, Vesel Memedi.

Në Forum parashihen diskutimet themelore që i prekin çështjet lidhur me rrënjët dhe natyrën e terrorizmit dhe kërcënimet terroriste, përforcimi i strategjisë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit, avancimi i mëtejshëm i legjislativës operative dhe juridike vendore, pastaj ballafaqimi me transaksionet financiare anonime që janë burim i mundshëm i financimit të veprimeve terroriste, si dhe përforcimi i efektivitetit të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë. 

Pritet pjesëmarrja e parlamentarëve të më shumë shteteve, ekspertëve të sigurisë nga Interpoli, Franca, Gjermania, Izraeli, Argjentina, përfaqësuesve të institucioneve të shumta të shquara franceze për siguri dhe çështje strategjike dhe pjesëmarrësve tjerë të ftuar.  

Click