Njoftimet

E premte, 18 janar 2019           

Panel diskutim i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë organizojnë panel diskutim që do të mbahet më 21 janar 2019 prej orës 14:30 deri në orën 15:02.

Kjo ngjarje është në kornizat e vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec.

Diskutimi do të fokusohet në rolin e NATO-s për vendin tonë, dobitë që i siguron anëtarësimi në NATO, si dhe sugjerimi i përvojës sllovene, sfidat dhe dobitë nga aderimi i tyre në NATO.

Me këtë ngjarje do të shënohet edhe marrja e rolit të Republikës së Sllovenisë me të cilën ata bëhen ambasada e kontaktit e NATO-s për Republikën e Maqedonisë.

Panel diskutimi do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Salla „Boris Trajkovski“.

Ngjarja është e hapur për mediet.

Click